Foto: Shpend Ahmeti/Facebook

Hapet Qendra e tretë për qëndrim ditor të moshuarve në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se prej sot është hapur Qendra e tretë për qëndrim ditor të moshuarve në lagjen Pejton.

“Prishtina është e para dhe e vetmja që ka investuar në qendrat sociale si kjo, në mënyrë që pensionistëve dhe të moshuarve të u ofrohet një hapësirë si vendtakim për socializim dhe argëtim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kryetari Ahmeti ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe kanë kontribuar për realizimin e kësaj qendre.

“Më e pakta që mund të bëjmë, është që të kujdesemi dhe respektojmë brezin që kontribuoi shumë në kohërat më të vështira”, ka përfunduar Ahmeti.