Hapet konkursi për rektor të Universitetit të Prizrenit

Universiteti i Prizrenit ‘Ukshin Hoti’, ka hapur konkursin për rektor.

Për këtë pozitë kanë të drejtë për kandidim stafi i brendshëm por edhe të jashtëm.

Sipas konkursit të hapur për këtë pozitë kërkohet që kandidati apo kanididatja të ketë përvojën e dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkime shkencore dhe gradën, më së paku, të profesorit të asocuar, të ketë përvojën e dëshmuar, menaxhuese universitare dhe njohja e gjuhëve të huaja, është përparësi.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit, përkatësisht nga data 23.04.2018 deri më 07.05.2018 në orën 15:30.

Që nga maji i vitit të kaluar, Universiteti i Prizrenit nuk ka pasur rektor ndërsa në në një periudhë të caktuar ka funksionuar me ushtures detyre për shkak se zgjedhja e rektorit u kontestua.

Vendimi për zgjedhjen e rektorit në maj u anulua më pas nga Këshilli Drejtues.

Gazeta Jeta në Kosovë ka publikuar një hulumtim lidhur me parregullsitë që e kanë përcjellur procesin zgjedhor për rektor të Universitetit ‘Ukshin Hoti’.

‘Kthetrat’ e politikës në Universitetin e Prizrenit