ILUSTRIM

Hapet konkursi për projektimin e Tregut të Ulpianës në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se është hapur konkursi për projektimin e Tregut të Ulpianës.

Ai i ka ftuar arkitektët dhe studiot arkitektonike të marrin pjesë  në konkurs.

“Ju njoftojmë se ka dal konkursi për projektimin arkitektonik të Tregut të Ulpianës. Ftojmë të gjithë arkitektët dhe studiot arkitektonike të marrin pjesë. Detyra projektuese është përgatitur në bashkëpunim me Asociacionin e Arkitektëve. Përveç shpërblimeve për tre vendet e para Projekti Fitues do të fitojë kontratën për Projektin Zbatues”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.