Hamza takoi presidentin e BERZH-it

Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot në takim presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti.

Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, vazhdimin e bashkëpunimit financiar ndërmjet dy institucioneve si dhe për implementimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, në veçanti për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, ujitjes dhe mbështetjen e skemës për garantimin e kredive.

Sipas komunikatës së ministrisë dërguar mediave, thuhet se ministri Hamza e njoftoi Presidentin e BERZH-it për procesin buxhetor, politikat fiskale me dedikim për prodhimin vendor, dhe për hapat që po merr Qeveria e Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit,  si dhe për masat të cilat janë marrë për rritjen e të hyrave buxhetore në Buxhetin e Kosovës, thuhet në njoftimin e MF-së.

Ndërsa, presidenti i BERZH-it Suma Chakrabarti shprehi gatishmërinë e institucionit të cilin ai e drejton për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin në fushat të cilat krijojnë një perspektivë integruese të Kosovës në BE,  në fushat të cilat ndikojnë në të bërit biznes si dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Kosovë dhe integrimin rajonal.