Kryesia e LDK-se

Haki Rugova e Arben Gashi s’duan t’i komentojnë përplasjet e bashkëpartiakëve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova vazhdon të mos jetë i interesuar rreth zhvillimeve në LDK dhe deklaratave nga Kryesia e saj.

Ai tha për KALLXO.com se nuk i ka përcjellë deklaratat e bëra në rrjete sociale mes deputetes Vjosa Osmani dhe nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.

“Me të thanë të drejtën nuk kam qenë këtu edhe nuk e kom pa edhe s’kam ndonjë koment për arsye se nuk e kam përcjellë. Por brenda ditës do ta gjej dhe do ta shoh se çka kanë deklaruar”, tha Rugova.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha për KALLXO.com se nuk dëshiron të flasë rreth kësaj çështjeje.

“Nuk kam koment për këtë punë. Më vjen keq por nuk mund të flasë”, tha Gashi.

Në anën tjetër Agim Veliu më herët deklaroi për KALLXO se nuk po i pëlqejnë polemikat e Osmanit dhe Hazirit.

https://kallxo.com/agim-veliut-nuk-i-pelqen-perplasja-e-vjosa-osmanit-me-lutfi-hazirin/

KALLXO.com raportoi mbrëmë për polemikat e deputetes Vjosa Osmani me kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri rreth çështjes së shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë.

https://kallxo.com/vjosa-osmani-i-pergjigjet-ashper-lutfi-hazirit/