Haki Abazi: Pacolli duhet të jap dorëheqje dhe qeveria duhet të largohet

Për mos anëtarësimin e Kosovës në organizatën INTERPOL, ka reaguar edhe analisti Haki Abazi i cili ka thënë që ministri i Punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli duhet të japë dorëheqje dhe qeveria Haradinaj duhet të largohet.

“Pacolli duhet dhëne dorëheqje menjëherë pa diskutim. Ai është problemi i Kosovës bashkë me ata që është i rrethuar. Askush në botë nuk e merre seriozisht Kosovën më këta njerëz në krye. Qeveria duhet të largohet pas dështimit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Interpol. Përgjegjësia e qeverisë për këtë trend negativ në të gjitha aspektet është direkt dhe nuk ka se si të arsyetohet asnjë cent i shpenzuar për këtë qeveri megalomane dhe të papërgjegjshme”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Tutje ai nuk e ka lënë pa e fajësuar edhe presidentin Thaçi i cili sipas tij është fajtori për dështimet e Kosovës dhe për dialogun mashtrues, duke ai ka krijuar te gjitha grackat e mundshëm e Kosova te mos ece përpara për ta shpëtuar lëkuren e vet.

“Pranimi i Kosovës në Interpol është fillimi i demokratizimit dhe pastrimit te Serbisë si pasojë, dhe rrjedhimisht gjetjes së kriminelëve të luftës. Ne këtë formë se si është Kosova po mbahet si poligon i mbyllur dhe parajse e krimit te Serbëve dhe Shqiptareve që kanë një emërues të përbashkët- pasurimin ilegal dhe dështimin e shtetit”, ka shkruar tutje Abazi.