Hajvali, tre persona gjuajnë më armë zjarri

Tre persona janë arrestuar pasi që dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në Hajvali rreth orës 00:50.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar tetë gëzhoja.

“Si të dyshuar janë intervistuar edhe tre të dyshuar tjerë meshkuj dhe gjatë kontrollit në një veturë janë gjetur dhe janë konfiskuar një AK/47, një pistoletë dhe shtatë fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.