Hajrullahu: 27 të lënduar në aksidentin e Gjilanit

27 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit për shkak të lëndimeve të pësuara në aksidentin e sotëm në qendër të Gjilanit.

Kështu tha për KALLXO.com Nisret Hajrullahu, drejtor i përgjithshëm i Spitalit të Gjilanit.

Të lënduarit e parë kanë ardhur rreth orës 14:15 e deri në ora 16:00.

“Numri i të lënduarve ka arritur në 27. Prej tyre 8 janë hospitaluizuar në reparte të ndryshme të spitalit tonë. 3 janë transferuar në QKUK për shkak të natyrës së lëndimeve të rënda. Lëndimet kryesisht janë në kokë dhe në kafazin e kraharorit dhe fraktura të gjymtyrëve”, tha Hajrullahu.

Sa i përket të vdekurit, drejtori Hajrullahu tha se ai në Spital ka ardhur pa shenja jete.