Ilustrim

Hajnat vodhën 2000 euro në Bashkësinë Islame në Gjilan

Disa persona kanë vjedhur 2000 euro dhe kanë dëmtuar dy dyer të objektit të Bashkësisë Islame.

Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan në orën 21:40.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.