Hajduti Plagos Policin në Pejë që e Zuri në Flagrancë

Në orët e hershme të mëngjesit derisa policia po patrullonte në fshatin Gorozhvdec të Pejës ka hasur në një hajdut që ishe duke thyer një dyqan.

Policia kishe reaguar menjëherë, por personi i dyshuar ka shtëne me armë zjarri me ç’ rast ka plagosur një pjesëtar të policisë.

Këtë e ka bërë të ditur për Kallxo.com zyrtari për media i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Teki Syla

Gjendja e policit të plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore janë në terren në kërkim të të dyshuarit.