Hajdari: Në protestën kundër Lumezit kishte persona që kërkuan favore prej tij

Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, e cila është e ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka folur edhe për protestën e cila ishte organizuar kundër kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.

Sipas saj, në këtë protestë ka pasur persona që kanë kërkuar nga Lumezi të mos hetojë raste të caktuara.

“Në protestën kundër Lumezit unë kam pa persona që kanë qenë tek Aleksandër Lumezi për ndonjë shqetësim ose për ndonjë çështje të cilën e kanë konsideruar që është bërë e padrejtë ndaj tyre. Dhe të njëjtit ata tani kanë dalë në protestë pse qenka taku ai me Besim Beqajn”, tha Hajdari.

Emisionin e plotë të ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: