Hahn viziton Maqedoninë

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian Johannes Hahn nesër do të vizitojë Maqedoninë.

Eurokomesari Hahn pritet që të mbajë fjalim para anëtarëve të Këshillit kombëtar për eurointegrime në Kuvendin e Maqedonisë.

Ndërsa, pritet të takojë kryeministrin maqedonas,  Zoran Zaev, më pas kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin dhe kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin.

Pas përfundimit të takimeve në Shkup, Hahn do të udhëtojë për në Tiranë./TV21/