Arkiv: Komisioneri Johanes Hahn. Foto: Shërbimi Audiovizual i Komisionit Europian.

Hahn: Kosova nuk është i vetmi kusht për anatarësimin e Serbisë në BE

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian Johannes Hahn, ka thënë sot se Serbia nuk e ka vetëm një kusht për anatërsim në Bashkimin Evropian.

“Për Serbinë kjo do të thotë se është e nevojshme të arrijnë dhe të zbatojmë në mënyrë të përhershme një marrëveshje me Prishtinën, por më lejoni të them një gjë tjetër.  Mesa duket për shumë njerëz, përfshirë edhe politikanë kanë përshtypje se zgjidhja e problemit me Kosovën është i vetmi kusht i Serbisë për anatërsim në BE, kjo nuk është aspak e vërtetë. Refromat në fushën e drejtësisë, të drejtat themelore dhe qeverisja e mirë, mbeten si çështjet kryesore për të hyrë në BE”, tha Hahn sot për median serbe “News”.

Hahn nuk i është përgjigjur pyetjes kur pret marrëveshjen përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës, as çështjen e një ndryshimi të mundshëm kufitar, duke thënë se BE nuk spekulon mbi elementet e mundshme të marrëveshjes përfundimtare të detyrueshme ligjore.

Megjithatë, ai theksoi se BE-ja mbështet plotësisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe se marrëveshja përfundimtare nënkupton një zgjidhje të qëndrueshme, realiste dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

“Çdo marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e përshtatur, jo për të krijuar një precedent dhe që nuk kontribuon në stabilitetin rajonal dhe rrugën e rajonit drejt BE-së,” tha Hahn.