Johannes Hahn

Hahn e përmend vitin 2020 për liberalizimin e vizave

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, ka dhënë shenja që kosovarët nuk do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen para vitit 2020.

Në një ko0nferencë për shtyp në Prishtinë, Hahn kërkoi “edhe pak durim” nga kosovarët për këtë çështje.

“Tani çështja është te Këshilli Europian dhe ky Këshill është vendi që merr më së shumti kohë prandaj jam shumë i bindur që viti 2020 është afati më realist”, tha ai në konferencë për shtyp gjatë vizitës në Prishtinë.

“E kuptoj padurimin e qytetarëve dhe politikanëve por nganjëherë jam i padurueshëm sa i përket vendimarrjes në BE. Nëse e krahasoj gjendjen me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, atje është dashur një vit e gjysmë. Ne e kemi bërë punën tonë si Komision dhe mbetet që vendet anëtare ta marrin këtë vendim. Kërkoj nga ju të keni durim për disa muaj për të marrë pëlqimin e 27 shteteve anëtare, jemi duke punuar shumë dhe jam i bindur që së shpejti do të mund të arrijmë këtë por nuk mund ta bëjmë brenda një dite”, tha Hahn.