Gruaja shqiptare kapet me 1 kg kokainë në Greqi

Një grua 48-vjeçare shqiptare është arrestuar të premten pasi policia gjeti 1 kilogram kokainë të groposur në oborrin e shtëpisë së saj në Athinë.

Sipas mediave greke, lënda narkotike u gjet në një vazo qelqi që përmbante oriz në një thellësi prej 55 cm.

Policia bastisti shtëpinë e gruas me shtetësi shqiptare dhe e raportoi si pjesë e një bande për shpërndarjen e drogës që vepronte në kampet e romëve në zonat Aghia Sotira dhe Avliza Menidi.

Banda pësoi një “rënie fatale” në fund të qershorit kur 24 anëtarë nga mosha 20-71 vjeç u arrestuan.