Gruaja që dyshohet se theri me thikë mësuesen sot del para Gjykatës

Dy ditë më parë në shkollën ‘7 Marsi’ në Prishtinë u ther me thikë një mësuese.

Për therjen e saj Policia ka arrestuar 38 vjeçaren me inicialet B. D.

Ajo dyshohet se rreth orës 10 të mëngjesit të së martës e ka goditur disa herë me thikë mësuesen V. P.

Sipas Policisë mësuesja ka marrë plagë nga thika dhe është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor.

E dyshuara B. D., sot pritet të dalë në seancë dëgjimore para gjykatës së Prishtinës për t`u përballur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë

KALLXO.com, ka raportuar për plagosjen e mësueses dy dite më parë

https://kallxo.com/plagoset-mesuesja-ne-shkollen-e-prishtines/