‘Gruaja nuk është pronë’

Rrëfimet e grave që kanë përjetuar dhunë nga familjarët e tyre vijnë sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

Cilat janë problemet që gratë hasin në luftën për drejtësi lidhur me dhunën ndaj tyre?

Çfarë thonë institucionet që janë të paraparë të luftojnë këtë dhunë?

Në RTK nga ora 20:15 ndiqni filmin dokumentar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Kosovë lidhur me dhunën ndaj grave.

Më pas transmetohet debati në studio për këtë çështje me të ftuarit: Afrim Ahmeti, Policia e Kosovës Arben Hoti, Gjykata Themelore e Prishtinës, Besa Domi, UNMIK,  Luljeta Aliu, aktiviste ,Laura Kryeziu, gazetare  dhe Kreshnik Gashi, Drejtësia në Kosovë.

 

 

 

06 Dhjetor 2018 - 16:43

Kallxo 06/12/2018 - 16:43
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend