Gropat në rrugët e Prishtinës

Gropat në Prishtinë nuk Mbulohen Deri në Qershor

Në rrugët e kryeqytetit çdo ditë qarkullojnë një numër i madh i automjeteve.

Por problem për këto automjete po paraqet numri i madh i gropave,  të cilat e bëjnë më të vështirë qarkullimin.

Këto  gropa nuk do të mund të sanohen nga komuna e Prishtinës deri në qershor të këtij viti.

Drejtoria për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës tha për  KALLXO.com se ka bërë gati planin për intervenim përmes të cilit do të bëhet sanimi i gropave në kryeqytet.

“Sipas atij plani, si dhe kontratës për sanime që kemi, presim që deri në qershor të këtij viti të mbyllen të gjitha gropat brenda qytetit të Prishtines”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

Gropat në rrugët e Prishtinës

KALLXO.com ka shkruar për gropat në rrugët e Prishtinës.

http://kallxo.com/gropat-dhe-pusetat-e-hapura-rrezikojne-qytetaret-e-prishtines/