Foto: Kallxo.com

Grevistët e Judikaturës thërrasin konferencë për media

Sindikata e Punëtorëve të Judikaturës që për disa ditë me radhë janë duke mbajtur grevë që ka paralizuar sistemin gjyqësor e prokurorial të vendit, kanë thirrur konferencë për media gjatë ditës së nesërme.

Përmes një njoftimi për media të lëshuar nga  Sindikata, bëhet e ditur se takimi do të mbahet në oborrin e Pallatit të Drejtësisë në Hajvali duke filluar nga ora 10:00.

“Temë diskutimi do të jetë greva e përgjithshme punonjësve të administratës se gjykatave dhe prokurorive”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive të vendit kanë hyrë në javën e dytë të grevës dhe po kërkojnë rritjen e pagave për 100 % pas ngritjes së pagave për gjyqtarët dhe prokurorët si rrjedhojë e vendimit të Kryeministrit Haradinaj.

KALLXO.com është duke e përcjellë nga afër grevën, kërkesat e grevistëve si dhe numrin e seancave gjyqësor që po shtyhen si rrjedhojë e grevës.

Të gjitha raportimet në lidhje me grevën dhe numrin e seancave të shtyrë mund t’i gjeni në këtë link.

Ditë më parë Kryeministri Haradinaj duke u përgjigjur në lidhje me grevën tha se nuk mund t’ua barazojnë pagat administratës më gjykatës e prokurorë.