Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla - Foto: Facebook

Greva shtyn seancën në rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve

Seanca e paraparë të mbahet nesër në Gjykatën Themelore rë Prishtinës në rastin e njohur si ‘Toka’ ku të akuzuar janë Azem Syla dhe 22 persona të tjerë në lidhje me tjetërsimin e pronave, është shtyrë shkaku i grevës.

Seanca e radhës do të mbahet më 16 korrik.

Lajmin për Kallxo e konfirmoi Besnik Berisha avokat i Azem Sylës.

Greva e përgjithshme e punëtorëve të administratës të judikaturës së Kosovës po vazhdon që nga 4 korriku.

Kërkesat e tyre kanë të bëjnë kryesisht me rritjen e pagave të kësaj kategorie ngjashëm me rritjen e pagave të qeverisë së Kosovës dhe gjyqtarëve e prokurorëve.

Deri më tani kjo grevë ka shkaktuar shtyrjen e qindra seancave në të gjitha gjykatat në Kosovë.

 

https://kallxo.com/greva-shtyn-mbi-300-seanca-gjyqesore/