Greva shtyn 51 seanca gjyqësore  në Gjakovë

Rreth 51 seanca gjyqësore kanë dështuar të mbahen sot në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për shkak të grevës së stafit administrativ të gjykatave dhe prokurorive në Kosovë.

Zyrtari për informim, Rudin Elezi për KALLXO.com ka thënë se prej këtij numri të përgjithshëm të seancave, 29 prej tyre janë kundërvajtëse.

Greva në Gjykatën Themelore të Gjakovës. Po vazhdon që ë nga 4 korriku.

Në objektin e gjykatës po lëshohen vetëm personat të cilët kanë të nxjerrin ndonjë dokument personal, për punësim ose dokumente të tilla të cilat kanë të bëjnë me afate.

Në gjykatë përveç rasteve të natyrës urgjente që paraqiten sikurse rastet e dhunës në familje, seancat tjera nuk janë duke u mbajtur.

Bëhet e ditur tashmë se punëtorët po kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, e mbi të gjitha rritjen e pagave 100%.

https://kallxo.com/punetoret-e-gjykatave-dhe-prokurorive-te-vendosur-ta-vazhdojne-greven/

 

Në Strasburg të Francës pritet të merret vendimi nëse Kosova do të vazhdojë ose jo drejt hapit të fundit për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës (KiE).

Ky vendim parashihet të merret në pasditen e së martës, më datë 16.04.2024, në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të KiE.

Në lidhje me këtë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se anëtarëve të Asamblesë sot u jepet mundësia, sipas saj, të dërgojnë një mesazh se Europa qëndron e fortë në përkushtimin e saj ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Osmani ka thënë se kushdo që beson në një të ardhme mbi këto vlera, do të votojë në favor të Kosovës.

“Sot anëtarëve të Asamblesë u jepet mundësia të dërgojnë një mesazh të fuqishëm se Europa qëndron e fortë në përkushtimin e saj ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Kushdo që beson me të vërtetë në një të ardhme që mbështet këto vlera, do të votojë në favor të anëtarësimit të Kosovës” – ka shkruar presidentja Osmani.


Për çështjen e anëtarësimit të Kosovës do të organizohet një debat dhe në fund do të votohet. Nevojiten 2/3 e votave të Asamblesë për t’i rekomanduar Këshillit Ministror të KiE pranimin e Kosovës.

Mes shpresave të mëdha, Kosova në pritje për ta bërë hapin e parafundit për anëtarësim në KiE