QKUK - Foto: Atdhe Mulla

Greva e kirurgëve drejt përfundimit

Greva e kirurgëve të Kosovës lidhur me renditjen në Ligjin për Paga nuk qëndroi gjatë e unifikuar.

Me aprovimin e ligjit për pagat me 2 shkurt të këtij viti u caktua edhe  paga që do e marin mjekët në Kosovë.

Një mjek kosovar tanimë do e ketë pagën 1 mijë e 200 euro prej 615  sa e ka pasur deri më tani.

Janë mjekët ata që vazhdimisht kanë bërë greva për të kërkuar paga më të larta, çdo grevë deri në dhjetor të vitit 2018 është organizuar nën ombrellën e Federatës Sindikale të Shëndetësisë.

Në muajin dhjetor të 2018-ës mjekët kirurgë vendosën të fillojnë të ashtuquajturën grevën e kirurgëve. Kolegjiumi i mjekëve kirurg i përfaqësuar nga Arbër Morina kërkon koificientin e njejtë të prokurorëve dhe gjyqtarëve të Kosovës.

Fillimisht grevën e nisën kirurgët e kirurgjisë abdominale për t’u mbështetur më pastaj edhe nga mjekë të klinikës së kirurgjisë torakale, urologjisë, ortopedisë , klinikës maksilofaciale, otorinolaringologjisë e  kirurgjisë plastike. Kjo grevë pamundësoi kryerjen e mijëra operimeve deri më sot .

“Kirurgjia Abdominale i ka katër kirurgji dhe si e tillë ata operojnë pesë herë në ditë kur përfshihen edhe Reparti i Endoskopisë e Laparaskopisë. Këto bëjnë plus 10 operacione të tjera. Parimisht 30 operacione bën vetëm kirurgjia abdominale në një ditë, secili departament tjetër bën 5 deri në 10 operacione që nënkupton diku 100 deri 150 eventualisht 200 raste në ditë” pati thënë Arbër Morina  për KALLXO.com .

Më aprovimin e ligjit për paga kirurgët filluan të i’a kthejnë shpinën organizimit të grevës së kirurgëve. Fillimisht ishte Oda e Mjekëve që u bëri thirje për të dal nga greva, pastaj ishin kirurgët e kirurgjisë torakale që filluan punën dhe në vazhdimësi edhe klinikat tjera.

“SHSKUK ju njofton se bazuar në informatat e arritura, shumica e klinikave kirurgjike i janë kthyer punës normale. Klinika e Urologjisë, Kirurgjia Plastike  dhe Kirurgjia Torakale kanë punuar rastet në salla operative dhe ambulanca specialistike” thuhet në përgjigjen e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Përfaqësuesi i kirurgëve Arbër Morina nuk dha përgjigje në pyetjet e KALLXO.com se çka do të ndodhë më tutje me kërkesat e tyre , ndërkaq një pjesë  e kirurgëve përfshirë edhe ata të kirurgjisë abdominale vazhdojnë grevën duke refuzuar kështu të trajtojnë çdo rast i cili nuk është urgjent.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për grevën e mjekëve dhe ndërprerjen e saj .

https://kallxo.com/edhe-kirurget-plastike-nderprene-greven/?fbclid=IwAR2q2Ur7SWckTubWXZmRmD7LsdNyY1YbUOKRNll0QMOuEHFNVP-bRttYzEw

https://kallxo.com/mjeket-urologe-perfundojne-greven/?fbclid=IwAR3enC4XxVf6SKRWunPD9UApo_V4kvttiV2vQzLzTXKjB5l0YB6n3FNsBR8