Topografi nga Mitrovica e Veriut. 09.06.15, Mitrovica. Photo: Atdhe Mulla

Gratë jashtë politikës dhe punësimit në veriun e Kosovës

Përfshirja e grave në vendimmarrje në komunën e Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut lë shumë për të dëshiruar.

Një hulumtim i kryer nga BIRN tregon se përfshirja e grave në politikë në këtë zonë nuk dallon nga komunat jugore ndërsa punësimi i tyre në administratë nuk kalon nivelin e 30%.

Në zgjedhjet lokale komunat zbatojnë kriterin e përfshirjes së grave në asambletë komunale në nivelin 30%. Të dhënat tregojnë se edhe në Zveçan përfshirja e grave në asamblenë e komunës është vetëm çështje e kuotës.

Asambleja Komunale ka 19 këshilltarë prej të cilëve vetëm 6 janë gra.

Në komisione përfaqësimi i grave është diskriminues Komisioni për Politikë dhe Financa përbëhet nga pesë burra dhe dy gra, ndërsa Komisioni për Komunitete përbëhet nga katër burra dhe tre gra.   Të dhënat tregojnë se diskriminimi gjinorë është edhe në numrin e të punësuarve në administratë.

Brenda Komunës së Zubin Potokut ka 159 punonjës, nga të cilët 56 gra dhe 103 burra.

Avokatja  Radmila Kapetanovic beson se ky ligj për barazinë gjinore nuk ka ardhur në jetë në komunën e Zubin Potokut  “Qytetarëve  nuk u interesojnë vërtet ligjet e Kosovës, madje as këtu në komunë, përveç kur bëhet fjalë për financat,” thotë ajo.  Radmila është anëtare aktive e organizatave të shoqërisë civile ku zhvillohen trajnime të ndryshme, për fat të keq sipas saj qytetarët, si dhe punonjësit komunalë nuk janë të interesuar në ngjarje të tilla.

“Unë vazhdimisht i ftoj ata në trajnime, i ftoj këshilltarët në trajnime, por nuk ata nuk interesohen  por pavarësisht kësaj ne i mbajmë këto trajnime rreth dhunës ndaj grave dhe barazisë gjinore.  Kemi pasur promovimin e ligjit, por meqë askush nuk u dërgua, por të gjithë njerëzit që po i përcjellin janë nga sektori i OJQ-ve të cilët e njohin pak a shumë këtë fushë, prandaj ka pak interes “, thotë Radmila.

Komuna e Zubin Potokut ka të punësuar një zyrtare për barazi gjinore.

Milena Baščarević, zyrtare për barazi gjinore në komunën e Zubin Potokut, thotë se gratë  janë të interesuar në politikë dhe se numri i tyre në partitë politike është i kënaqshëm.

Drejtoresha e OJQ-së, “Santa Maria” nga Zveçani, Blagica Radovanoviq mendon se gratë janë shumë të diskriminuara. Ajo përmend që gratë kanë diskriminuar vërehet edhe në vendimmarrje pasi vetëm 30% e tyre kanë dalë në zgjedhjet e fundit

“Gratë jo vetëm në komunën tonë por në shumicën e Kosovës, nuk peyete shumë për çfarëdo vendimi,  gratë janë vetëm numra dhe gjenden në ato vende pune ku nuk pyeten shumë për vendime ” thotë Radovanoviq.

Gjendja e përfaqësimit të grave dhe përfshirja e tyre në vendimmarrje nuk ndryshon as në Mitvovicën Veriore.

Adrijana Hoxhiq mbanë pozitë udhëheqëse në këtë komunë por rrëfen për problemet që i pat gjatë rrugëtimit të saj si grua. “Unë fillova të punoja shumë herët në moshën  21 vjeçare, dhe kështu disi e deshi fati që gjithmonë të jem në pozita udhëheqëse, dhe çdo herë në ditët e para ishte një problem me një numër të caktuar meshkujsh, të cilëve asesi të ju hyjë në kokë që një grua më e re të jetë shef  apo udhëheqëse “thotë Hoxhiq.
Shefja ekzekutive thekson se ka pasur edhe komente se si një grua nuk do t’i urdhërojë ata,  por profesionalizmi erdhi në plan të pare, sepse ko len të nënkuptohet që nëse dikush gjendet në një pozitë menaxheriale dhe udhëheqëse, nënkupton vetëm përgjegjësi, dhe jo paftyrësi apo mendjemadhësi.

Adriana Hoxhiq, gjatë angazhimit si drejtoreshë brenda administratës në komunën e Mitrovicës, zgjodhi gratë nëpër pozitat e drejtoreve, dhe jo si në rastin e shumicave të komunave tjera ku kryesisht burrat janë drejtorë. “Në çdo nivel të administratës sonë dhe kur bëhet fjalë për drejtorët, kur bëhet fjalë për zyrtarë të lartë, unë mendoj se ne jemi të shpërndarë në mënyrë të barabartë në çështjen e barazisë gjinore, “shtoi ajo.

Përveç kësaj, ajo thotë se potenciali i gruas nuk është shfrytëzuar në mënyrë të mjaftueshme dhe se duhet të bëhet më shumë punë për këtë çështje dhe se në radhë të parë në bashkësi nevojitet një kuadër kualitativ,  por që të ketë një numër të konsiderueshëm të grave në to, aq sa edhe në disa sektorë gratë duhet të tejkalojnë numrin e burrave.

 

Autorja  Suzana Jaksic është bursiste e garantit të financuar nga projekti ‘Mbështetja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

ETIKETA

06 Mars 2019 - 23:43

Suzana Jaksiç 06/03/2019 - 23:43
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend