Graçanicë - Sulmon fizikisht gruan, arrestohet nga policia

Një burrë është arrestuar në Komunën e Graçanicës gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Viktima, si pasojë e sulmit ka pranuar edhe tretman mjekësor

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, pas intervistimit,  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.