Grabitje nën kërcënimin me sëpatë në Kaçanik

Në fshatin Doganaj të komunës së Kaçanikut është raportuar për një grabitje nën kërcënimin e sëpatës.

Viktima ka raportuar se derisa ishte duke e mbyllur lokalin e tij, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e sëpatës i ka grabitur para kesh.

Sipas tij i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin e Policisë thuhet se nuk është raportuar për lëndime.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00.