Ilustrim

Grabitje në Gjakovë, personat e dyshuar u prezantuan si policë

Tre persona të maskuar dyshohet se kanë kryer një grabitje  mbrëmë pas mesnatës në Gjakovë, në lagjen Dardania ish-Piskotë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Policisë në Gjakovë Lirije Podrimaj.

Personat e maskuar ishin prezentuar si policë, kishin mbyllur banorët në një dhomë dhe kishin kontrolluar gjithë shtëpinë.

Ky rast kishte ndodhur rreth orës 2 e gjysmë 3, pas mesnatës.

Ata pas demolimit të shtëpisë, kishin arritur të marrin 1000 franga zvicerane dhe pastaj kishin ikur.

Ndërsa sipas raportimit, familjarët rreth orës 8 mëngjes kanë thirrur fqinjët e tyre nga dritarja, të cilët i kanë hapur dyert dhe kanë lajmëruar policinë.