Ilustrim

Grabitje me armë në filialin e bankës në Vushtrri

Një grabitje nën kërcënimin e armëve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në filialin e një banke në Vushtrri

Dy viktima, kanë raportuar në polici se derisa ishin duke punuar në një filial bankar, dy persona të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka një shumë të parave dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Në këtë grabitje sipas njoftimit të policisë nuk raportohet për persona të lënduar dhe të arrestuar.

KALLXO.com raportoj sot në mëngjes për një grabitje me armë zjarri e cila ka ndodhur mbëmë në Gjakovë.

Një person ka raportuar në polici se të dyshuarit kanë grabitur të holla në vlerë 2 mijë e 500 euro.

Dy orë pas marrjes së informacionit për grabitjen me armë zjarri, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë tre persona të dyshuar, J.P., 28 vjeçar, S.P., 27 vjeçar dhe G.V., shtetas i Shqipërisë, 21 vjeçar.