
BIRN Kosova
BIRN Kosova është pjesë Rrjetit Rajonal për Gazetari Hulumtuese me prezencë në të gjithë Ballkanin
Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 14 në një institucion mikro financiar në Obiliq.
Policia ka njoftuar se nga rezultatet e para, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve.
“Të dyshuarit që të gjithë maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë”, njofton policia.
Aktualisht policia po punon për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre.
14 Shtator 2018 - 16:19
Send this to a friend