Ilustrim

Grabitet punëtori i sigurimit në Lipjan

Një punëtor sigurimit në Lipjan ka raportuar se e kanë grabitur në vendin e punës, dje rreth orës 01:45.

Sipas PK-së, punëtori i sigurimit ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, dy persona të panjohur të maskuar i kanë grabitur një telefon ‘Iphone’, portofolin me 65 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.