Foto: Ilustrim

Grabitet një Bankë në Shtime

Sipas njoftimit gjatë grabitjes janë përdorur edhe armë zjarri.

Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë së paku katër persona.

Personat e përfshirë kanë qenë të maskuar, dy prej tyre të armatosur me “Kallashnikov”.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Ferizajt, në vendin e ngjarjes ka pasur edhe të shtëna nga ana e të dyshuarve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Sipas informacioneve të personelit të bankës, dyshohet se grabitësit kanë marrë me vete dy kasaforta me rreth 5 mijë euro dhe me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur.

Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale janë duke grumbulluar prova dhe janë vënë në kërkim të të dyshuarve.