Grabitet furgoni i blinduar me 2.5 milionë euro

Banditët kanë bllokuar rrugën me dy automjete të rënda

Katër persona të maskuar dhe me armë kanë arritur të grabisin një furgon të blindur që transportonte rreth 2 milionë e gjysëm euro.

Grabitja është shënuar rreth orës 07:30 e mëngjesit të sotëm në autostradën 96 në provincën e Barit në afërsi të komunës Mellitto në Itali.

Për të realizuar grabitjen e tyre, banditët kanë bllokuar rrugën me dy automjete të rënda të cilëve i kishin vënë zjarrin duke vënë kështu në kurth furgonin dhe penguar mbërritjen e forcave të policisë.

Për të hapur furgonin e blinduar banditët kanë përdorur ruspën e më pas janë larguar në drejtim të paditur. Furgoni po trasnportonte para për të furnizuar zyrat postale të qytetit të Matteras dhe brenda thuhet se ka pasur mbi 2 milionë e gjysëm euro.

Hetuesit thonë se flitet për një grabitje të mirëorganizuar në çdo detaj. Autostrada 96 në afërsi të qytetit të Altamurës vazhdon të jetë e mbyllur./21 Media