Grabitet banka në Veternik, u vodhën mijëra euro

Në lagjen Veternik në Prishtinë dje rreth orës 09:38 është grabitur një bankë.

Policia ka njoftuar se një punëtore e një banke ka raportuar se të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para të gatshme.

Shuma e marrë nga grabitësit është 6 mijë e 703 euro.