Ilustrim

Grabiten para nën kërcënimin e armës në Deçan

Një burrë dhe një grua derisa po e dërgonin pazarin ditor në bankë, nën kërcënimin e armës një person u ka grabitur paratë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:23, në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Policia njofton se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Dhe se nuk raportohet për të arrestuar.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin, njofton Policia e Kosovës.