Gostivar Babë e Birë Vdiqën nga Minjtë

 

Nga Instituti i shëndetit publik në kuadër të Ministrisë e Shëndetësisë, thonë se sëmundja infektive e etheve hemorragjike vjen nga virusi “Hantaan”.

“Bëhet fjalë për virusin Hantaan, i cili bie në grupin e viruseve që nuk transmetohen prej njeriut në njeri. Dy të ndjerit me siguri kanë përdorur ushqimin të infektuar, të cilin e kanë prekur minjtë, praktikisht infeksioni është marrë prej minjve, të cilët kanë lëvizur në regjionin ku këta kanë qenë. Kështu që ky virus i shkakton ethet hemorragjike, por është opsioni më i lehtë”, tha Arben Taravari, Ministrisë e Shëndetësisë.

Nga Komisioni i sëmundjeve ngjitëse, Infektologu Fadil Cana, thotë se nuk ka më raste të reja të infektimit, dhe ata që janë të hospitalizuar me simptome të gripit nuk janë të prekur nga ky virus.

“Dyshohet se janë ethet hemorragjike “Hantaan”, e cila është më mirë në këtë rast se sa ethe hemorragjike “Krime Kongo”, unë mendoj se 99% do të dalin kjo e para, nuk ka rrezik të transmetohet nga njeriu në njeri. Të gjithë ata që kanë kërkuar ndihmën e parë në spitalin e Gostivarit janë kontrolluar dhe janë liruar, do të thotë të gjithë ata janë nga ai fshat dhe nuk ka më raste tjera”, tha Fadil Cana, Infektolog.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se rezultate janë konfirmuar edhe nga laboratorët referent të rajonit, të licencuara nga qendra Evropiane për analiza e Instituti të Berlinit “Robert Koch”. Edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, thotë se nuk ka vend për panik.

“Nuk duhet banorët e zonës të mbështeten në bazë të gojëdhënave dhe në bazë të spekulimeve, por të presin rezultatet nga obduksioni dhe institucioni që është në suaza të Ministrisë së Shëndetësisë. Më mirë të merren masat preventive se sa të shkaktohet edhe ndonjë vdekje, por ky ka qenë një rast i dhimbshëm për shkak se na shkuan dy qytetarë nga e njëjta familje, babë e bir në moshë të re”, tha Nevzat Bejta, Kryetari i Komunës së Gostivarit.

Infektimi që mori jetën e dy personave 50 dhe 24 vjeç të familjes Miftari, ka bërë që me simptome të njëjta të hospitalizohen në Klinikën Infektive në Shkup edhe 7 persona të tjerë nga ferma e njëjtë ku kanë punuar në Simnicë të Gostivarit.