Google ndëshkohet me gjobë rekorde

Ja për çfarë arsye Bashkimi Evropian ndëshkoi gjigantin e kërkimeve në internet Google me gjobë rekorde prej 4.34 miliardë eurosh, për shkak të Androidit.

Komisioni Evropian tha se firma ka përdorur sistemin operativ celular “për të çimentuar pozitën e saj dominuese në kërkimet e përgjithshme në internet”.

Kompanisë aksionare në Google, Alphabet, i janë dhënë 90 ditë kohë për t’i ndryshuar praktikat biznesore – në të kundërtën, do të përballet me ndëshkime të tjera. Gjoba është më e madhja që ka vënë Komisioni Evropian kundër një firme të vetme.

Komisionarja evropiane për Konkurrencë, Margrethe Vestager, tha se Google “ua ka mohuar konsumatorëve evropianë përfitimet nga konkurrenca efektive në sferën e rëndësishme mobile”. Kompania, me qendër në Kaliforni, mund ta apelojë vendimin. / 21 Media

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një automjeti sot, më 28.03.2024, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Garibaldi”.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete” – tha Ahmeti.

Tutje ajo tha se si pasojë e aksidentit një person, ngasësi i motoçikletës, ka pësuar lëndime trupore.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.