Plumbi Qorr Godet një Grua në Prishtinë

Një grua është goditur nga plumbi qorr, i cili ka depërtuar nga jashtë brenda objektit ku po qëndronte ajo.

Plumbi qorr nuk i ka shkaktuar ndonjë lëndim serioz gruas.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës , Florie Ahmeti ka bërë të ditur për rtv21.tv se rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Adem Ramadani” në Prishtinë.

Sipas saj, me rastin e cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm po merren njësitet kompetente./21Media