Foto: Ilustrim
Godet Qëllimisht Veturën e Policisë
10.1.2018 - 11:06
Një vetura Njësitit anti-drogë të Policisë së Kosovës është goditur qëllimisht nga një veturë e cila drejtohej nga një grua.
Policia në raportin ditor ka raportuar se dje në rrugën Lugmir në Prishtinë, vetura e Njësiti të anti-drogës gjatë ndjekjes së një të dyshuari është goditur nga një veturë fuoristradë të cilën e drejtonte një grua.
Në raport thuhet se e dyshuara pasi kishte goditur veturën e Policisë ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe i dyshuari i është shmangur arrestimit.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.