Donald Trump - Foto: REL/Reuters

Gjyqtarja ia ndalon Presidentit Trump bllokimin e përdoruesve në Twitter

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump nuk mund të “bllokojë” përdoruesit e Twitter të shikojnë profilin e tij në internet për shkak të bindjeve të tyre politike.

Gjykatësja e Qarkut, Naomi Reice Buchwald në Manhatan tha se “bllokimi i qasjes në llogarinë e tij @realDonaldTrump do të ishte një shkelje e së drejtës për fjalën e lirë”, raporton BBC.

Padia kundër  Trump dhe zyrtarëve të tjerë të Shtëpisë së Bardhë rrjedh nga vendimi i tij për të ndaluar disa kritikë në internet.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar vendimin e gjyqtares.

Rasti u soll nga Instituti i Ndryshimeve të Parë në ‘Universitetin Columbia’ në emër të shtatë përdoruesve të Twitter të cilët ishin bllokuar nga presidenti Trump për ta kritikuar atë ose për ta tallur atë në internet./21MEDIA