Gjyqtari Beqir Kalludra |Foto: KALLXO.com

Gjyqtari Kalludra flet për lirimin e Azem Sylës: Prokuroria Speciale nuk kërkoi vazhdimin e arrestit

Gjyqtari i rastit të Azem Sylës, Beqir Kalludra ka folur për KALLXO.com në lidhje me lirimin nga arresti shtëpiak i të akuzuarit Azem Syla.

Ai ka thënë se në adresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës nuk kishte pranuar asnjë propozim nga prokuroria në lidhje me vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak kundrejt të pandehurit në fjalë.

Kalludra tha se Azem Sylës i ka pushuar masa e arrestit shtëpiak dhe pasi që nuk ka pasur ndonjë propozim për vazhdim të kësaj mase ai si gjyqtar i rastit nuk ka pasur se për çfarë të vendos, prandaj automatikisht pas pushimit të masës së arrestit shtëpiak i akuzuari është liruar.

Kalludra ka dhënë përgjigje edhe në arsyetimet e Prourorisë Speciale të cilët kanë thënë se presin vendimin e gjykatës për ta apeluar atë. Sipas Kalludrës në këtë rast nuk ka fare vendim pasi masa është ndërprerë me automatizëm.

Lirimin nga arresti shtëpiak të Azem Sylës e kishte konfirmuar për KALLXO.com, kryetarja e Gjykatës së Prishtinës, Afërdita Bytyçi, duke e arsyetuar lirimin e tij me faktin se “prokuroria nuk paraqitur kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak”.

Prokuroria Speciale ka reaguar përmes një komunikate në lidhje me shkrimin e KALLX.com “Lirimi i Azem Sylës, Prokuroria Speciale neglizhoi paraqitjen e kërkesë për arrestin” , duke e cilësuar këtë shkrim si “kundër rregullave të etikës së gazetarisë”.

Sipas këtij sqarimi, shkrimi i KALLXO.com tregon se “Prokuroria Speciale e neglizhoi paraqitjen e kërkesës për arrestin e Azem Sylës dhe se Kryeprokurori PSRK-së, dhe përfaqësuesi i PSRK-së, i ngarkuar për media Sylë Hoxha, për këtë kanë dëgjuar nga mediat.”

Për më tepër, përmes të njëjtit sqarim ka njoftuar opinion se Prokuroria Speciale nuk ka për obligim që të mbajë evidencë për kohën kur të akuzuarve u ndërpritet paraburgimi.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se prokuroria nuk ka për obligim: Që të mbaj evidencë tek ndërtesat ku mbahen të pandehurit në paraburgim, kur, kujt i ndërpritet paraburgimi, e as para dyerve të shtëpive të të pandehurve kur u ndërrohet  arresti  shtëpiak”, thuhet në sqarimin e Prokurorisë Speciale dërguar mediave”, thuhet në reagim.

Gjithnjë sipas këtij sqarimi, Prokuroria Speciale nuk ka pranuar ndonjë vendim në lidhje me ndërprerjen e arrestit shtëpiak për Azem Sylën.

“Deri më tani PSRK-ja, nuk ka pranuar  vendim të gjykatës se të pandehurit Azem Sylës i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak”, thuhet në këtë sqarim.

Deklaratat e prokurorisë speciale bien ndesh me ato çfarë janë thënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë në arsyetimin e tyre për lirimin e Azem Sylës..

KALLXO.com, bazuar në standardet më të larta të etikës analizën ligjore dhe analizën e deklaratave të zyrtarëve të Gjykatës së Prishtinës, raportoi se lirimi nga arresti shtëpiak i Azem Sylës kishte ardhur pasi Prokuroria Speciale nuk  kishte paraqitur kërkesë për zgjatjen e masës së arrestit shtëpiak nga Prokuroria Speciale. Madje zyrtarët e lartë të prokurorisë kishin konfirmuar se për lirimin e të akuzuarit të tyre kishin marrë informacione nga mediat.

Lirimin nga arresti shtëpiak të Azem Sylës e kishte konfirmuar për KALLXO.com, kryetarja e Gjykatës së Prishtinës, Afërdita Bytyçi, duke e arsyetuar lirimin e tij me faktin se “prokuroria nuk paraqitur kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak”.

Në të njwjtën kohë me raportimin në lidhje me lirimin e Azem Sylës, KALLXO.com ka kontaktuar me prokurorin e ngarkuar për media, Sylë Hoxha, për të konfirmuar pretendimin e Gjykatës së Prishtinës për mos paraqitje të kërkesës për vazhdim të arrestit nga ana e prokurorisë. Për KALLXO.com, prokurori Sylë Hoxha kishte deklaruar se nuk di asgjë për lirimin e Azem Sylës.

”Nuk di asgjë pasi që nuk jam prokuror i rastit… Nëse do të kisha qenë në zyrë e kisha marrë vesh se çka ka ndodhur”, kishte thënë Hoxha për KALLXO.com.

Shkrimi i KALLXO.com, për të cilin Prokuroria Speciale ka vërejtje “sa i përket kodit të etikës së gazetarisë”, në përmbajtje ka deklaratën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, në të cilën deklarohet vet se për lirimin e Azem Sylës kishte dëgjuar nga mediat.

“Unë nuk kam ditur që masa i skadon, lajmin e kuptova mbrëmë nga mediat. Lëndën e ka pasë Abdurrahimi po ai tash ka dalë në pension” ka thënë Millaku.

KALLXO.com, në çfarëdo raportimi konsulton edhe Ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, dhe konform ligjeve merr konfirmime nga personat zyrtarë përgjegjës për zbatimin dhe interpretimin e ligjit. Të gjitha këto konfirmime i përmban edhe shkrimi i cili për Prokurorinë Speciale “paraqesin kontekstin negativ

ETIKETA

28 Gusht 2018 - 15:14

Blerta Iberdemaj 28/08/2018 - 15:14
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend