Arkiv - Gjykimi ndaj Izet Hoti - Drejtor i Gjimnazit - Malishevë

Gjykimi për ryshfet - Menaxheri i lokalit: Më janë kërkuar 1500 euro për veturë nga drejtori i Shkollës Izet Hoti

Mbrojtja e Izet Hotit, drejtor i shkollës së mesme të Malishevës “Hamdi Berisha”, i cili po akuzohet për veprën penale marrja e ryshfetit, nga Gëzim Kastrati menaxher i restorantit “Bimi2”, po pretendon se gjykata do sjellë aktgjykim lirues.

Në gjykimin e sotëm mbrojtja e të akuzuarit Izet Hoti, avokati Emrush Kastrati, ka deklaruar se rasti do të merr një epilog me aktgjykim lirues.

Gëzim Kastrati i cilësuar nga Prokuroria si i dëmtuar, sot pas dëshmisë së tij si dëshmitar, tha se nuk është i dëmtuar dhe i njëjti nuk kërkoi kompenzim dëmi, me arsyetimin se në këtë çështje nuk është i dëmtuar.

Gëzim Kastrati tha se është zyrtar policor në komunën e Rahovecit, ndërsa si punë të dytë ai bënë menaxhimin e restorantit “Bimi2”, në Malishevë.

Kastrati tha që në këtë çështje, pas takimit të parë me të akuzuarin Izet Hoti, menjëherë e ka thirrur Policia e Prishtinës, ka bashkëpunuar me policinë dhe se takimin e dytë me Hotin ka pasur pajisje përgjimi.

Ai tha se i akuzuari Izet Hoti, nuk ia kishte kërkuar drejtpërsëdrejti paratë, por e kishte kuptuar se po ja kërkonte për ryshfet.

“Ditën e parë Izeti mi ka kërkuar 1500 euro, ndërsa në veturë mi ka kërkuar 1000 euro si huazim për ta rregulluar ose regjistruar veturën. Por kur Izeti më ka përmendur restorantin tjetër “Esra Palace” unë kam menduar se po mi kërkon ryshfet”, deklaroi Gëzim Kastrati.

“Kanë qenë tre lloje të menyve 11, 12 dhe 13 euro dhe nga ana e shkollës është marrë menyja e 11 eurove. Por gjatë bisedës  në veturë unë kam pasur 440 euro që mi kanë dhënë Policia e të cilat ja kam ofruar, mirëpo Izeti më ka thënë leje se do e bëj hall me dikë tjetër”, tha dëshmitari Gëzim Kastrati.

“Izeti më ka thënë ta bëjë menynë e 11 eurove, por pagesa të jetë e 13 eurove, d.m.th. 2 euro t`i merr drejtori (bakshish)”, tha ai.

Ai tha që deklaratat e sakta janë ato që janë përgjuar nga Policia.

“Në vitin 2017 nxënësit nuk kanë qenë te restoranti Bimi2, e në vitin 2018 kanë qenë dhe pagesa ka qenë 11 eurove për një karrige, të cilën pagesë e ka bërë komisioni i shkollës në para në dorë”, deklaroi Gëzim Kastrati.

Ai tha se edhe gjatë viteve të tjera nxënësit kanë qenë tek ‘Bimi2’, por herave tjera Izeti nuk më ka kërkuar asnjë beneficion.

“Tenderi për organizimin e mbrëmjes së maturës ka qenë publik dhe vetëm restoranti im ka aplikuar”, deklaroi Gëzim Kastrati.

“Pas takimit të parë me Izetin, më ka thirrur policia e Prishtinës dhe më ka thënë që të bashkëpunoj me policinë e Gjakovës dhe sigurisht njëri prej ne të dyve kemi qenë në përgjim”, deklaroi zyrtari policor Gëzim Kastrati.

“Pasi që e kam bërë shënimin zyrtar, kam pasur bashkëpunim me zyrtarët policor të Gjakovës për zbatimin e masës së fshehtë të përgjimit dhe ju kam treguar shumën prej 1500 euro që më ka kërkuar drejtori Izet, por ata mi kanë dhënë vetëm 440 euro si simulin, të cilat para kanë qenë të policisë dhe këto para i kam pranuar nga togerja Vjollca Vorfi”, deklaroj Kastrati.

“I akuzuari më ka thënë nëse shkojmë me ofertën e 13 eurove, ne si restorant do e marrim pagesën e 11 eurove, ndërsa këto 2 euro t`i mbesin drejtorit”, deklaroi ai.

Ai tha se në këtë çështje nuk është i dëmtuar dhe se nuk kërkon asnjë kompenzim dëmi.

Seanca është mbajtur nën udhëheqjen e trupit gjykues i përbërë nga kryetari Shaqir Zika dhe anëtarët Nikollë Komani dhe Mentor Bajraktari.

 

https://kallxo.com/deshton-seanca-ndaj-drejtorit-te-gjimnazit-te-malisheves-per-marrje-ryshfeti/

Dy seanca të tjera të këtij gjykimi ishin shtyer, njëra për shkak të mungesës së të akuzuarit e tjetra për shkak të mos-pajisjes me provat e aktakuzës nga ana e Prokurorisë.

 

https://kallxo.com/nuk-mbahet-gjykimi-ndaj-drejtorit-te-malisheves-te-akuzuar-per-ryshfet-me-mbremjen-e-matures/

 

https://kallxo.com/deshton-gjykimi-per-drejtorin-e-shkolles-qe-dyshohet-se-mori-ryshfet/

Izet Hoti ishte deklaruar i pafajshëm.

https://kallxo.com/izet-hoti-drejtor-i-shkolles-ne-malisheve-deklarohet-per-akuzat-e-prokurorise-per-marrje-te-ryshfetit/

Për këtë rast avokati Emrush Kastrati kishte bërë kundërshtimin e aktakuzës dhe provave të saj, mirëpo Gjykata Themelore në Gjakovë, të njëjtën kërkesë ia kishte refuzuar.

Avokati Kastrati i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit me ankesë, por e njëjta gjykatë i kishte dhënë të drejtë Gjykatës së Gjakovës, duke ia refuzuar ankesën si të pabazuar.

Sipas aktakuzës, dyshohet se Izet Hoti në maj të këtij viti ka keqpërdorur autoritetin e tij zyrtar, duke kërkuar 1.500 euro nga Gëzim Kastrati- menaxher i restorantit “Bimi 2”, për organizimin e mbrëmjes së maturës.

https://kallxo.com/avokati-i-drejtorit-te-akuzuar-per-marrje-ryshfeti-ne-cd-ska-elemente-te-vepres-penale/

.