Gjykimi për grabitje në Pejë, dështon seanca

Seanca kundër Fatlum Bytyqi, Norik Hashani dhe Leotrim Bajselmani të akuzuar për grabitje, ka dështuar të mbahet të premten në Gjykatën e Pejës.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit me 22 janar 2019, duke vepruar si anëtarë të grupit dhe me përdorim të armës, kanw marrw nga e dëmtuara A. R. çantën me të holla në vlerw prej 8543 euro.

Kryetari i trupit  gjykues, gjykatësi Sami Sharraxhiu konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës se sotme, për shkak të mungesës së mbrojtësit të njërit nga të akuzuarit.

Seancat e radhës janë shtyer për datë 28 dhe 29 gusht 2019.

Shënim: Më 07.09.2023 është larguar emri i njërit nga të akuzuarit për arsye se ka ofruar dëshmi se është shlyer nga evidenca e dënimeve penale.