Gjykata vendosi për imamin e dyshuar për kërcënim ndaj familjes së Presidentit Thaçi

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin Asllan Bajraktari.

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e 9 gushtit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj.

Bajraktari, imam në xhaminë e fshatit Jashanicë të Klinës, po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 185, paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” nga neni 374, paragrafi 1, i te njëjtit ligj.

Gjykata e Apelit gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

https://kallxo.com/imami-i-xhamise-dyshohet-per-kercenimin-e-familjes-se-presidentit/

https://kallxo.com/prokuroria-imami-kercenoi-se-do-tia-djege-oden-hashim-thacit/