Arkiv - Shtëpia e vëllezërve të vrarë në Kosuriq të Pejës | Foto: KALLXO.com

Gjykata Vendos të Hënën për Vrasjen e Vëllezërve në Kosuriq

Tre anëtaret e familjes Panxha të cilët u arrestuan dje lidhur me vrasjen e dy vëlleyërve  do paraqiten të hënën në Gjykatën e Pejës.

Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.com zyrtarë të Gjykatës Themelore të Pejës. Sipas tyre, seanca për paraburgim pritet të mbahet në orët e paradites në këtë gjykatë ku pritet edhe të zbardhen rrethana të reja për motivet e ngjarjes tragjike në Kosuriq  të Pejës.

Arsim e Ramiz Berishës u vranë mëngjesin e së shtunës në rrethana ende të paqarta gjatë kohës kur po prenin dru. Gjatë së shtunës policia arrestoi tre anëtarë të familjes Panxha bashkëfshatarë të viktimave të cilët po vazhdojnë të mbahen në arrest.

Familjarë të Arsimit e Ramizit rrëfyen dje për KALLXO.com rrethanat e ngjarjes, e po ashtu detaje për vrasjet e njëpasnjëshme në këtë familje. Në anën tjetër familja Panxha mohoj çdo mundësi që djemtë e saj të kenë gisht në këtë ngjarje.

http://kallxo.com/vellezerit-qe-u-vrane-kishin-shkuar-ne-mal-per-dru/

http://kallxo.com/familja-panxha-mohon-vrasjen-e-dy-vellezerve/