Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Gjykata vendosë për të dyshuarin për vrasjen dhe dhunimin e 11 vjeçarit

Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit S.O. për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale të vrasjes së rëndë dhe dhunimit.

Nëse vendimi bëhet i plotëfuqishëm, i pandehuri do të qëndrojë në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj.

Me 11 korrik 2019 një fëmijë i moshës 11 vjeçare ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të një ndërtese, në rr. “Xhemajl Mustafa”, në Fushë-Kosovë.

11 vjeçari dyshohet se paraprakisht është dhunuar dhe më pas është vrarë.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës kishte mbajtur edhe një konferencë për media.

https://kallxo.com/vrasja-e-11-vjecarit-prokuroria-heshte-per-dosjen-per-abuzimin-seksual/