Andrew Brunson ishte arrestuar së pari në vitin 2016.

Gjykata turke liron pastorin amerikan

Një gjykatë në Turqi e ka liruar një pastor amerikan nga arresti shtëpiak në një rast i cili përkeqësoi ndjeshëm marrëdhëniet midis dy vendeve, raporton BBC.

Andrew Brunson ishte arrestuar rreth dyshimeve për lidhje me grupe politike, përfshirë edhe atë të lëvizjes së ndaluar të Gulenit, pas tentim-puçit të dështuar të vitit 2016.

Gjykata e dënoi atë me burg në akuzat për terrorizëm, por ai nuk do ta vuajë dënimin.

Ai i kishte mohuar akuzat, të cilat mund ta mbajnë deri në 35 vjet në burg.

Pastori është banues për një kohë të gjatë në Turqi. Ai jetoi me gruan e tij dhe tre fëmijët përderisa punonte në një kishë të vogël në Izmir e cila kishte një kongregacion me disa veta.

Autoritetet e akuzojnë atë të ketë lidhje me Partinë Punëtore Kurde (PKK) e cila është shpallur e jashtëligjshme dhe lëvizjen e Gulenit, të cilën Turqia e akuzon për puçin e vitit 2016.

Arrestimi i tij dëmtoi marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Ankarasë të cilët janë aleatë në NATO. Të dyja palët i vunë sanksione njëra- tjetrës pas këtij arresti.

Brunson është një ndër 20 amerikanët që janë të akuzuar pas tentim-puçit të para dy viteve, sipas The New York Times

Më shumë se 5o mijë persona u arrestuan në Turqi në operacionin e pas tentim-puçit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

12 Tetor 2018 - 16:54

BBC 12/10/2018 - 16:54
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend