Gjykata Supreme: Mjeku nga Gjilani kishte kërkuar para

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ sonte transmetoi hulumtimin për shkeljet që Gjykata Supreme e Kosovës ka gjetur në vendimet e lëndëve të korrupsionit në gjykatat themelore dhe atë të  Apelit.

Në mesin e këtyre 3 rasteve që ka transmetuar “Drejtësia në Kosovë” është edhe rasti i një doktori nga Gjilani i cili ishte akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit për keqpërdorim të detyrës. Mjeku kirurg në Spitalin e Gjilanit akuzohej se kishte kërkuar mito për ta kryer një operacion.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan gjatë hetimeve ka grumbulluar prova të mjaftueshme për të siguruar dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale, mirëpo gjykata ka marrë aktgjykim lirues”, tha prokurori Arben Ismajli nga Prokuroria e Gjilanit.

“Drejtësia në Kosovë” kishte tentuar të marrë një koment edhe nga mjeku Luan Mustafa mirëpo avokati i tij Isa Mustafa kishte dhënë vetëm një përgjigje me anë të telefonit duke e quajtur rastin si montim për ta degraduar autoritetin e klientit të tij.

Emisionin e plotë ‘Drejtësia në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: