Gjykata Supreme gjen shkelje esenciale në lirimin e Zëvendës Kryeministrit

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ sonte transmetoi hulumtimin për shkeljet që Gjykata Supreme e Kosovës ka gjetur në vendimet e lëndëve të korrupsionit në gjykatat themelore dhe atë të  Apelit.

Në mesin e këtyre rasteve është edhe rasti i Ministrit dhe Zëvendës Kryeministrit Dalibor Jevtiq, i cili në një aktakuzë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës akuzohej për keqpërdorim të detyrës.

Bashkë me Zëvendës Kryeministrin Dalibor Jevtiq akuzoheshin edhe sekretari i Ministrisë për kthime dhe Komunitete Nenad Stojetoviq dhe drejtori i financave Mihailo Prelinqeviq.

Edhe pse tre të akuzuarit nuk mund të gjykohen më për këtë rast pasi që ishin liruar nga dy shkallët e gjykatë; ajo Themelore e Prishtinës dhe e Apelit, Prokuroria e Shtetit rastin e kishte dërguar në Gjykatën Supreme me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë.

“Gjykata Supreme i ka pa gjykatat që e kanë shkel ligjin por që personi i akuzuar shkon në shpi dhe ai kurrë nuk mund të gjykohet për atë çështje sepse llogaritet që është çështje e gjykuar dhe në këtë rast Gjykata Supreme vetëm e konstaton shkeljen”, tha Besim Kelmendi, prokuror special.

Emisionin e plotë ‘Drejtësia në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: