Zafir Berisha - Foto: Facebook

Gjykata Supreme e Kthen në Garë Zafir Berishën

Gjykata Supreme e ka miratuar ankesën e kandidatit të NISMA-s për kryetar të Prizrenit, Zafir berisha, një javë pasi KQZ e decertifikoi atë.

“Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Zafir Berishës, kandidat nga subjekti politik “Nisma”, për kryetar të komunës së Prizrenit, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.  Si rrjedhim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, obligohet që ta bëjë certifikimin e kandidatit në fjalë, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, tha Gjykata Supreme në një komunikatë.

“Po ashtu, Gjykata Supreme ka miratuar edhe ankesat e Hazbi Bajrës, kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës për anëtar të Kuvendit Komunal, në Istog si dhe ankesën e Milazim Xanit, kandidat i “Nismes”  për anëtar të Kuvendit Komunal, në Fushë Kosovë. KQZ obligohet të bëjë certifikimin e këtyre kandidatëve, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Supreme.

Më 12 shtator, 86 kandidatë për zgjedhje komunale u decertifikuan me vendim të KQZ-së për shkak se sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës figuronin si persona që kishin kryer vepra penale 3 vitet e fundit.

Këtë vendim KQZ e mori në bazë të nenit 29 të Ligjit për Zgjedhje të Përgjitshme. Në mesin e kandiatëve të decertifikuar ishte edhe Zafir Berisha.

Ai ishte gjetur fajtor në akuzën për lidhje të paautorizuar të rrymës.

http://kallxo.com/deputeti-zafir-berisha-akuzohet-per-lidhje-te-paautorizuar-te-rrymes/