Gjykata Speciale Hap Konkurs për Pranimin e Avokatëve Mbrojtës

Gjykata Speciale e ka hapur konkursin për pranimin e kërkesave për mbrojtësit e të dyshuarve, të akuzuarve dhe viktimave.

Në komunikatë e Gjykatës Speciale thuhet se Kryetarja e kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova në konsultim me gjykatësit ka nxjerr Direktivën për Mbrojtësit. Më tej thuhet se kjo direktivë ka hyrë në fuqi me 6 nëntor të vitit 2017.

Kjo direktivë parasheh kriteret që avokatët duhet të plotësojnë për të hyrë në Listën e Mbrojtësve të Gjykatës Speciale.

Sipas direktivës, për t’u pranuar në listën e mbrojtësve, avokatët duhet të kenë përvojë prej së paku 10 viteve si bashkë mbrojtës, apo së paku 7 vite përvojë si avokat ose prokuror.

Më tej, direktiva përcakton si kriter edhe njohja e ndonjë prej gjuhëve zyrtare të Gjykatës Speciale.

Sipas komunikatës, të interesuarit duhet të plotësojnë një formular të kërkesës dhe duhet të dëshmohet nëse plotësohen kriteret e përcaktuara me Direktivën për Mbrojtësit.