Shpallja e aktgjykimit per Nexhat Çoçajn dhe dy te akuzuarit tjere - Prizren - 19.11.2018

Gjykata shpall akgjykim lirues për Nexhat Çoçajn

Nexhat Çoçaj, ish drejtor i Arsimit në Komunën e Prizrenit është liruar nga akuzat nga Gjykata Themelore e Prizrenit. Derisa në pikën 1 të aktakuzës prokuroi ka hequr dorë nga ndjekja penale pasi është arritur parashkrimi absolut i veprës penale.

Gjykata mori aktgjykim lirues edhe për dy të akuzuarit tjerë, Bekim Thaçit e Bedri Çejku.

Tre të lartcekurit akuzoheshin nga prokuroria për keqpërdorim të mjeteve të ndara për manifestimin “Java e dëshmorit Remzi Ademaj.

Në seancën e sotme mungoi Nexhat Çoçaj dhe prokuroi i rastit Mehdi Sefa.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi në arsyetimin e aktgjykimit lirues, në prani të anëtarëve, gjykatësit Xheladin Osmani dhe Kymete Kicaj, tha se Gjykata ka vepruar sipas udhëzimeve të Apelit.

“Gjykata veproi sipas udhëzimeve të Gjykatës se Apelit. Fondet e ndara për manifestimin e javës se dëshmorit Remzi Ademaj, gjykata gjeti se te njëjtat janë subvencione, dhe se për të njëjtat nuk ka pasur procedurë të tenderimit. Andaj nuk mund të konsiderohet se kanë manipuluar me fondet dhe mjetet financiare të ndara për manifestimin e javës së dëshmorit”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Kallxo.com në vazhdimësi ka përcjellur rrjedhën e këtij gjykimi.

Me datë 15 nëntor në fjalën përfundimtare prokurori i shtetit kishte deklaruar ”…në bazë të super-ekspertizës janë gjetur parregullsi të reja që nuk kanë qenë evidente në shqyrtimin kryesor më parë, si dhe është vërtetuar fakti se i akuzuari Nexhat Çoçaj mjetet e dedikuara për manifestimin “Java e Remzi Ademajt” i ka bartur në xhirollogari personale dhe me të njëjtat edhe ka blerë pajisje dhe produkte nga biznesi me emrin “Bogdani”, pronar i së cilës ka qenë edhe vetë Nexhat Çoçaj”.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Nexhat Çoçaj avokat Bashkim Nevzati kishte theksuar se edhe pas insistimit të mbrojtjes që lidhur me faktin se këtu të akuzuarit a kanë qenë persona zyrtar apo jo në kohën kur drejtonin organizimin e manifestimit, një gjë të tillë nuk u arrit të vërtetohet as nga përpiluesit e super-ekspertizës.

“Ky fakt ka mbetur i pavërtetuar, pra është vërtetuar e kundërta se vendosja e pozitave organizative është një veprim intern i këshillit organizativ, i cili nuk është ndonjë organ zyrtar por është një përbërje për kryerjen e një manifestimi, e me përfundimin e manifestimit përfundon edhe veprimtaria dhe fushëveprimi i këshillit organizativ, pra nuk kemi të bëjmë me organ zyrtar, dhe persona zyrtar siç pretendon aktakuza”,  pati thënë Nevzati, raporton kallxo.com.

https://kallxo.com/prokurori-parate-per-javen-e-deshmorit-nexhat-cocaj-i-barti-ne-llogarine-personale/

Në qershor të vitit 2016 Gjykata Themelore Prizren kishte shpallur aktgjykim dënues për të tre të akuzuarit Nexhat Çoçaj, Bekim Thaçi, dhe Bedri Çejku.

https://kallxo.com/si-ndaheshin-parate-kesh-per-manifestimin-kushtuar-deshmorit-ne-prizren/

 

Me vendim të gjykatës, Çoçaj ishte dënuar me tre vjet burg efektiv, i akuzuari tjetër Bekim Thaçi me 14 muaj ndërsa i akuzuari i tretë Bedri Çejku me gjashtë muaj burg.

https://kallxo.com/nexhat-cocaj-denohet-per-javen-e-deshmorit/

Por, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim, me arsyetimin e janë dy ekspertiza të ndryshme, të cilat qëndrojnë në kundërthënie me njëra-tjetrën, andaj Gjykata Themelore duhet të urdhërojë punimin e një super-ekspertize.

Gjykata Themelore Prizren kishte urdhëruar Universitetin e Prishtinës për një superekspertizë sipas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit, por Universiteti i Prishtinës për më shumë se 7 muaj nuk kishte kthyer përgjigje Gjykatës së Prizrenit.

Pas një periudhe më shume se 7 muaj Universiteti i Prizrenit kishte njoftuar me një shkresë diku me 6-7 rreshta se ata nuk mund ta kryejnë ekspertizën.

Për këto arsye kryetarja e trupit Gjykues Ajser Skenderi, kishte urdhëruar tre ekspertë tjerë për një superekspertizë.

https://kallxo.com/vazhdojne-maratonat-e-gjykimeve-ndaj-ish-drejtorit-te-arsimit-ne-prizren-nexhat-cocaj/

www.KALLXO.com